Brand Kit

Shkarko burimet e brendit të N'katror për partneritete dhe mbulim mediatik.

Burime të disponueshme

  • ·Logo (variantet primare, e bardhë, e errët)
  • ·Ngjyrat e brendit dhe tipografia
  • ·Modele për rrjete sociale
  • ·Sponsorship deck (PDF)
  • ·Tekste boilerplate (versione të shkurtra dhe të gjata)

Boilerplate (i shkurtër)

N'katror është komunitet teknologjik i pavarur me bazë në Shkup, Maqedoninë e Veriut. I themeluar në 2024, ndërtojmë rrugë drejt karrierave digjitale për të rinjtë shqipfolës përmes edukimit, mentorimit, hackathons dhe teknologjisë qytetare. Puna jonë kontribuon në Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm 4 (Edukim Cilësor), 5 (Barazi Gjinore) dhe 8 (Punë e Denjë & Rritje Ekonomike).

Boilerplate (i gjatë)

N'katror është platformë e pavarur ekosistemi teknologjik me bazë në Shkup, Maqedoninë e Veriut, që ndërton rrugë drejt karrierave digjitale për të rinjtë shqipfolës. Që nga viti 2024 kemi organizuar hackathons, tech talks, evente Women in STEM dhe programe trajnimi për AI, duke arritur 410+ anëtarë komuniteti dhe duke lëshuar platforma qytetare që i shërbejnë 24 organizatave në 13 qytete. Programet tona kryesore përfshijnë Akademinë e Trajnimit për AI me tre kurse, N'katror Podcast (18+ episode) dhe hackathons ndëretnike në partneritet me Parlamentin Studentor SEEU. Mbështetemi nga partnerët si Innox Hub, Bridge2Balkan dhe Plug and Play Tirana. Misioni i N'katror përputhet me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm 4, 5 dhe 8.

Na shkruani në

contact@nkatror.org

Ploshtad Makedonija 1
1000 Shkup
Maqedonia e Veriut

Rri në rrjedha

Bashkohu me komunitetin për të marrë lajme mbi programet, eventet dhe mundësitë.

Pa spam. Vetëm lajme që kanë rëndësi. Çregjistrohu kurdo.

© 2024–2026 N'katror.